Për shkak të akuzave për sjellje të pahijshme seksuale NBC ka shkarkuar prezantuesin Matt Laurer.
Televizioni NBC njoftoi të hënën se ka pranuar ankesa të detajuara nga koleget e tij të cilat u ankuan ndaj sjelljes së tij seksuale në vend të punës. “Si rezultat i kësaj vendosëm që t’i japim fund kontratës së tij”, thuhet në njoftim.
Vitin e shkuar Lauer kishte nënshkruar kontratë të re me televizionin me pagë prej 20 milionë dollarë në vit.
E përpos këtij emisioni të mëngjesit ai ishte zgjedhur të moderonte debatin zgjedhor mes Trumpit dhe Hillary Clintonit në vitin 2016.