Pas shtatë vjetësh në treg, komuniteti i rrjetit social Instagram ka arritur në 800 milionë.
Të mërkurën, kompania ka publikuar “Rishikimin e Vitit 2017”, duke treguar edhe qytetet me më së shumti të vizituara nga përdoruesit e këtij rrjeti social, transmeton Albinfo.ch.
Bëhet fjalë për lokacionet e shkrepura dhe përdorimin e hashtagëve.
Këto janë dhjetë qytetet më të përhapura në Instagram:
10. Barcelona, Spanjë
9. Stambolli, Turqi
8. Xhakarta, Indonezi
7. Saint Petersburg, Rusi
6. Los Angeles, Kaliforni
5. Paris, Francë
4. Sao Paulo, Brazil
3. Londër, Britani e Madhe
2. Moskë, Rusi
1. Nju Jork, New York