Ylli i njohur botëror nga Prishtina, Dua Lipa ka qenë mysafire në emisionin e një shqiptari tjetër të famshëm, Action Bronson, transmeton albinfo.ch. Hip hop artisti Bronson njihet për emisionin e tij Untitled që i kushtohet gatimit.
Në këtë emision Bronson gatuan receta të ndryshme me mysafirët e ftuar dhe me Dua Lipën shfrytëzuan rastin të gatuanin.
Këngëtarja e hitit më të ri “New Rules” përmes llogarisë së saj në ‘Instagram’, ka njoftuar se ka gatuar një ushqim të cilin e ka mësuar nga nëna e saj.
Lipa tregoi se ka gatuar pite dhe në këtë njoftim në llogarinë e saj, ka shpërndarë edhe disa fotografi.
