Një 22-vjeçare nga Minnesota ka marrë vëmendjen e botës, pasi që u bë e para e cila mori pjesë në një garë për miss, por vuan nga sindroma Down.
Mikayla Homlgren, 22-vjeçare dhe studente në Universitetin Bethel ishte e parë grua në botë me Sindromën Down, e cila mori pjesë në këtë garë.
Ajo mori pjesë në garën që u mbajt në qendrën Ames dhe fitoi shpërblimin e shpirtit të SHBA-së dhe atë të jurisë. Audienca për më tepër e përshëndeti me duartrokitje të jashtëzakonshme, pasi pranoi shpërblimet.