Përfaqësuesja e Zvicrës ka mundur me rezultat 5:1 Shqipërinë në konkurrencën e femrave, shkruan albinfo.ch.
Dy gola për Zvicrën në këtë ndeshje i ka shënuar futbollistja shqiptare, që paraqitet për Zvicrën, Florijana Ismaili.
Ajo shënoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e tetë, dhe atë të pestë në minutën e 87-të. Ismaili luajti për 90 minuta në këtë ndeshje.
http://www.dailymotion.com/video/x6aqbkm
Qëndresa Krasniqi barazoi shifrat përkohësisht në 1:1, megjithatë, zviceranët kanë dominuar më pas dhe fituan bindshëm. Krasniqi luan në Zvicër.
http://www.dailymotion.com/video/x6aqghl
Kjo ishte fitorja e katërt e Zvicrës në kualifikimet për Kampionatin Botëror, nga po aq ndeshje, derisa kjo ishte humbja e pestë e Shqipërisë nga po aq ndeshje.
Në këtë ndeshje, edhe disa tifozë shqiptarë kanë përkrahur vashat shqiptare.
