Xherdan Shaqiri është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Stoke Cityt.
Kështu ka bërë të ditur trajneri i skuadrës Mark Hughes, që ka sqaruar largimin e futbollistit në 15 minutat e fundit të ndeshjes së shkuar në Premier Ligë, kundër Brightonit.
Stoke City nesër luan si mysafir i Crystal Palacet në kuadër të xhiros së 13-të.
“Xherdan Shaqiri është në rregull. Ai ka pasur pak probleme para ndeshjes me Brighton & Hove Albion, andaj na u desh ta ruanim në fund, sidomos me orarin e ngjeshur që po vjen”, ka thënë trajneri në konferencën e sotme për media, transmeton Albinfo.ch.
Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara deri tani, Stoke ka vetëm 13 pikë në pozitën e 15-të. Shaqiri është paraqitur 11 herë sivjet dhe ka realizuar dy gola. Ai ka edhe pesë asistime.