Një automjet për transportimin e parave ka pësuar aksident të rëndë duke e goditur një shkëmb skaj rrugës, në Ontario, Kanada. Me këtë rast në autostradë janë derdhur dhe shpërndarë monedha, një dhe dy dollarësh të Kanadasë në vlerë prej 3 e gjysmë deri 5 milionë dollarësh.
Për të pamundësuar humbjen e parave, policia, pasi ka bllokuar vendin e aksidentit, ka sjellë një firmë që t`i mbledh monedhat përmes magnetëve, shkruan handelszeitung.ch.
Dy punëtorët që ndodheshin në automjetin transportues kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në rrezik jete.