Policia e Kosovës njofton se në dy operacione policore në Mitrovicë kanë arrestuar dymbëdhjetë persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’. Po ashtu policia thotë se në këtë operacion policia ka identifikuar një viktime të trafikimit.
Policia thotë se të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë dërguar në gjykatë.