Shqipëria, Kosova dhe Zvicra kanë shënuar ngritje në ranglistën më të re të FIFA-s.
Pas kualifikimit për Botëror, Zvicra ka arritur të ngjitet për tri pozita nga ranglista e shkuar. Tani përfaqësuesja zvicerane është e teta në renditjen botërore.
Shqipëria është e 62-a në këtë ranglistë. Ajo u ngrit për 9 pozita falë fitores në miqësoren ndaj Turqisë si mysafire, transmeton Albinfo.ch.
Ngritje të madhe ka pasur edhe Kosova, e cila tani është në vendin 174. Ajo u ngrit për 9 pozita pas fitores dramatike ndaj Letonisë në miqësore.