Ndërmarrja e hekurudhave të Zvicrës SBB-CFF gjatë vitit të kaluar ka shënuar një rekord për nga numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar shërbimet e saj. Për çdo ditë me trenat e kësaj ndërmarrjeje kanë udhëtuar mesatarisht nga 977 mijë persona. Kjo shifër është për 2.7% ose për 26000 persona më e madhe se një vit më parë.
Edhe fitimi i pastër që ka realizuar SBB-CFF, 338.7 milionë franga gjatë vitit 2011 është rreth 14 për qind më i madh se në vitin paraprak.
Ndërkaq, rënie ka pësuar transporti i mallrave përmes rrjetit hekurudhor. Kështu, SBB Cargo che SBB Cargo International kanë transportuar 5 tonë më pak mallra se në vitin 2010.