Zvicra ka lidhur marrëveshje me Tunizinë për bashkëpunim në lëmin e migracionit. Marrëveshja duhet të rregullojë çështjet si pranimdorëzimi i azilkërkuesve, ardhja dhe qëndrimi i tyre këtu-
Duke nënshkruar këtë marrëveshje, Zvicra po reagon ndaj numrit të madh të azilkërkuesve nga Tunizia. Tunizianët, që nga fillimi i “pranverës arabe” kanë filluar të vijnë me të madhe në Zvicër dhe mjaft prej tyre kanë shkaktuar probleme të ndryshme.
Marrëveshja, për të qenë e plotfuqishme duhet të miratohet edhe nga Këshilli Federal (qeveria).
Zvicra deri më tash ka nënshkruar marrëveshje të ashtuquajtura të “partneritetit migracional” me Nigerinë. Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.