Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani ka fituar një çmim shumë të rëndësishëm në karrierën e saj.
Asllani është shpallur si futbollistja e vitit në Suedi, por që nuk ishte çmimi i vetëm. Kosovarja po ashtu u shpall edhe si mesfushorja më e mirë e futbollit femëror në Suedi, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare për këtë çmim. Dua të falënderoj familjen time, ekipin kombëtar dhe ekipin tim”, është shprehur ajo, pasi ka pranuar çmimin.
Kosovarja është pjesë e Kombëtares së Suedisë, derisa në të kaluarën ka qenë pjesë e Manchester City-t, kurse tani është pjesë e Linkopings.