Një vajzë 11 vjeçe nga Australia e ka marrë babanë e saj të dehur nga kafeneja dhe e ka bartur me veturë, duke dashur ta çojë në shtëpi. Por, plicët e kanë ndaluar makinën dhe prapa timonit kanë zbuluar vajzën 11 vjeçe. Në ulësen anash ishte babai i dehur tapë.
Policinë e kishi alarmuar disa dëshmitarë që e kishin parë vajzën para klubit duke vozitur veturën, ka njoftuar policia e Sidnejit të dielën.
Babai, (pasi t`i dalë pija, sigurisht) duhet të përgjigjet para gjyqit!