Në Prishtinë ka fituar Shpend Ahmeti me 52, për qind ndërsa Arban Abrashi mori 48 për qind. Në Suharekë Bali Muharremi i AAK-së mori 54, 9 për qind karshi Sali Asllanajt të LDK-së me 45, 1 për qind. Në Istog Haki Rugova fitoi 55.5 për qind kundrejt Gani Dreshajt me 45.5 për qind.
Në Klinë ka fituar Sokol Bashota i PDK-së me 53.5 për qind kundër Zenun Elezajt me 46.5. Në Rahovec, sipas Exit-Pollit, Samail Latifi dhe Idriz Vehapi kanë mbetur 50 me 50, transmeton rtk
Në Ferizaj ka fituar Agim Aliu nga PDK. Ai doli i parë edhe në zgjedhjet e kaluara me 39,18 për qind dhe Muharrem Sfarqa nga LDK me 30 për qind.
Në Gjakovë Ardian Gjini nga AAK fitoi 58, ndërsa e dyta mbeti ish kryetarja e komunës dhe përfaqësuesja e Alternativës Mimoza Kusari Lila me 42 për qind.
Në Gjilan Lutfi Haziri nga LDK në raundin e parë fitoi 65 për qind, ndërsa Sami Kurteshi nga Vetëvendosje mbeti i dyti me 35 për qind.
Në Mitrovicë Agim Bahtiri nga AKR doli i pari me 52 ndërsa Valdete Idrizi e PDK-së doli e dyta me 48 për qind. Në Prizren Shaqir Totaj nga PDK në raundin e parë mori 53 për qind, ndërsa Mytaher Haskuka nga LVV me 47 për qind.