Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks, me moton “Stop dhunës dhe diskriminimit të Shqiptarëve në Maqedoni”, transmeton INA.
Një përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka thënë se protesta do të jetë paqësore ku do të ngritet zëri kundër situatës aktuale në Maqedoni, incidenteve të fundit të dhunshme që godasin shqiptarët si dhe gjendjen e rëndë të popullit shqiptar atje.
Përfaqësuesit e KKSH dy ditë para protestës pritet të mbajnë një konferencë me mediat ndërkombëtare dhe shqiptare për ti njohur me detajet e protestës.