Sipas një studimi të fundit, Gjermania gëzon reputacionin më të mirë në botë duke ia kaluar edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo mësohet nga një hulumtim i bërë publik nga Instituti për Hulumtimet e Tregut GfK, raporton “Deutche Welle”.
Sipas këtij hulumtimi, SHBA-ja në renditjen për reputacion ka rënë në vendin e gjashtë, kurse Franca në nivel ndërkombëtar konsiderohet si vendi i dytë më i preferuar, Britania e Madhe qëndron stabil në vend të tretë, ndërsa Kanadaja dhe Japonia renditen së bashku në vendin e katërt, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi është kryer në 50 vende në mbarë botën. Hulumtimi bazohet tek imazhi i vendit në kategoritë eksport, qeveri, kulturë, njerëzit, turizmi dhe imigrimi/investimet.
Gjermania del mjaft pozitive në të gjashtë kategoritë dhe renditet në shumicën e tyre ndër pesë vendet kryesore me eksportet në vendin e tretë, qeverisje në vendin e katërt, kulturë nën vendin e katërt, njerëzit në vendin e katërt, imigrim/investim në vendin e dytë.
Gjermania ka pikë plus kryesisht në kategoritë kulturë, qeveri dhe njerëzit. Vetëm në turizëm Gjermania renditet në vendin e dhjetë.
Sipas këtij studimi Gjermaninë e preferojnë më shumë kinezët, rusët dhe italianët. Më pak pozitiv vlerësohet Gjermania nga vendet fqinjë Franca dhe Polonia. Edhe vet gjermanët janë kritikë ndaj vendit të tyre.