“Frieden lernen” (Të mësosh lirinë) i është një libër pedagogjik i Beatrice Rutishauser Ramm, në të cilin përshkruhet puna e autores, pedagoges Rutishauser në Kosovë. Ajo ka punuar atje për Caritasin dhe ka themeluar disa kopshte fëmijësh si dhe një qendër për arsimimin e mësueseve. Fusha e veprimtarisë së saj përkon me pedagogjikën e paqes dhe të emergjencës, fushë që tashmë po praktikohet në gjithë botën.
Ndërsa libri “Narbenzeit” (kohë vërragësh) është një roman kriminalistik i autores së re zvicerane Eliane Peter. Është fjala për një roman zbavitës dhe emocionues detektivësh, ngjarja e të cilit zhvillohet në Kosovë.
Krahas fabulës interesante, romani sjell në vëmendje njerëzve edhe problemet dhe botëkuptimet por, para së gjithash mirësinë e njerëzve të vuajtur në Kosovën e pasluftës.
Për informacione më të hollësishme: www.aap-verlag.ch