Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për caktimin e pensionit për viktimat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës.
Sipas vendimit të Qeverisë, pensioni për këtë kategori do të jetë 230 euro, derisa është quajtur vendim historik, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka deklaruar se ky vendim do të garantojë fillimin e një procesi serioz ndaj kësaj kategorie. Sipas tij, kjo kategori do të ketë trajtim të mirëfilltë.
Po ashtu, është themeluar edhe sekretaria e Komisionit për njohjen dhe verifikimin e viktimave e statusit të viktimave seksuale gjatë luftës.