Duke i informuar qytetarët dhe duke u ofruar atyre shërbimin për matjen e nivelit të sheqerit në gjak, edhe në vendin tonë po shënohet Dita Botërore e Diabetit.
Motoja për këtë vit është: “Gruaja dhe diabeti”. Me këtë rast drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, tha se çdo e shtata lindje te një shtatzënë është e atakuar nga diabeti.
Ndërkaq Muharrem Kuçi, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë se kjo ministri është mobilizuar që të ndihmojë financiarisht këtë kategori.
Ai shtoi se po punohet që edhe pas zbatimit të sigurimeve shëndetësore, në listën e barnave esenciale të hyjnë barnat për këtë sëmundje.