Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i propozoi presidentit Ilir Meta, emërimin e ish-kreut të shërbimeve sekrete, Visho Ajazi në detyrën e ambasadorit në NATO.
Ajazi dha dorëheqjen dy javë më parë, për arsye të cilat nuk janë bërë ende publike.
Opozita foli për trysni nga ana e qeverisë mbi shërbimet sekrete për shkak të raporteve që ato kishin hartuar për përfshirjen, sipas saj, të zyrtarëve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikun e marijuanës, përcjell albinfo.ch.
Ajazi qëndroi pesë vjet në krye të shërbimit sekret shqiptar.