Policia gjermane ka arrestuar dy burra të shtunën, me dyshimin për sulmin ndaj një të pastrehu. Burrat kanë pranuar krimin dhe kanë thënë e kanë bërë “për argëtim”, shkruan “thelocal.de”.
Në fillim të nëntorit, dy të rinjtë kishin shkuar në mbrëmje te 51-vjeçari, dhe fillimisht kishin bërë ‘selfie’ me të dhe fotografi tjera pranë burrit, duke e ndezur edhe zjarrin afër tij, përcjell albinfo.ch.
Kalimtarët të cilët e kishin vënë re incidentin ishin në gjendje të shtynin çantat e djegura nga njeriu i pastrehë, duke ndalur më të keqen.
Policia gjermane ka deklaruar se i pastrehu ka mundur të lëndohet më rëndë, nëse nuk do të intervenonte askush.
Fajtorët ishin në gjendje të iknin nëpërmjet një treni S-Bahn. Por, policia gjermane ka shpërndarë imazhe të tyre nga kamerat, dhe disa njerëz kontaktuan autoritetet duke thënë se ata i njihni burrat.
Njëri nga burrat është një 25-vjeçar italian i cili është arrestuar në Starnberg, një qytet i vogël në jug të Munihut. I arrestuari tjetër gjithashtu ka nënshtetësi italiane dhe është arrestuar në vendin e tij të punës.
Burrat kanë pranuar se kishin kryer krimin duke thënë se dëshironin të argëtoheshin.
Sulme të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën.