Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, në takimin që ka pasur me ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet, u zotuan se gjatë këtij mandati do të ketë një bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet këtyre dy shteteve, transmeton albinfo.ch.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendësshefja e misionit Anita Schluchter-Roth dhe drejtori i SDC (DEZA-DDC), Patrick Etienne.
Ministri Hasani falënderoi ambasadorin zviceran për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëkohësisht njoftoi për prioritetet e MTI-se që do të ndërmerren gjatë këtij mandati.
E ambasadorin zviceran, Jean-Hubert Lebet e uroi ministrin Hasani për marrje e detyrës se re dhe i ofroi mbështetje ne fushën e bashkëpunimit ekonomik.