Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Best New Act” në ndarjen e çmimeve EMA të MTV, ka marrë edhe një urim të veçantë, transmeton albinfo.ch.
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, i cili njihet si fans i muzikës së Dua Lipës, i ka uruar çmimin në një mënyrë të veçantë përmes rrjetit social ‘Twitter’.
“Qyteti ynë i ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa, duke e fituar çmimin për ‘Artisten e re më të mirë’ në MTV EMA”, ka shkruar Khan.