Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa vazhdon me suksese në karrierën e saj, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka fituar çmimin “Këngëtarja më e mirë e re” në ceremoninë e “MTV European Music Awards”.
Kjo ceremoni po udhëhiqet nga këngëtarja tjetër e suksesshme shqiptare, Rita Ora, derisa Dua Lipa nuk ishte prezente për të marrë çmimin për shkak të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky është çmimi i radhës në karrierës e Lipës, një çmim i rëndësishëm, duke vazhduar me suksese në skenën ndërkombëtare.