Zvicra është kualifikuar në Kampionatin Botëror, pasi barazoi pa gola me Irlandën Veriore, por goli i parë si mysafir i ka kualifikuar në “Rusia 2018”, shkruan albinfo.ch.
Takimi i parë në Irlandën Veriore kishte përfunduar me fitoren e helvetikëve 1:0, me golin e Rodriguez nga pika e bardhë, penallti të cilën e kishte fituar Xherdan Shaqiri.
Për Zvicrën nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili. Ky i fundit është zëvendësuar në minutën e 61-të nga Admir Mehmedi, kurse Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 80-të nga Freuler. Valon Behrami nuk luajti për shkak të lëndimit.
Xherdan Shaqiri kishte disa raste shënimi, por hero i zviceranëve ishte Ricardo Rodriguez, i cili largoi një top nga vija fatale në minutat shtesë.
Kështu Zvicra u kualifikua në Kampionatin Botëror me plotë meritë.