Kjo i bie se një e katërta e vlerës së përgjithshme të buxhetit të ndarë për fushën e prokurimit për 2011, ka shkuar në kontot e kompanive të huaja, të cilat kanë fituar tenderë të ndryshëm nga institucionet e Kosovës, shkruan Koha Ditore
Në një dokument zyrtar të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan se afro 141 milionë euro të buxhetit të Kosovës janë derdhur nëpër xhirollogaritë e kompanive jovendore gjatë vitit të kaluar, nga shuma e përgjithshme prej rreth 552 milionë eurosh që janë shpenzuar për prokurime në vitin 2011.
Nga kjo shumë kompanitë vendore kanë marrë tenderë prej afro 411.4 milionë euro, shkruan kjo gazetë.