Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka pësuar humbje nga Izraeli me rezultat të thellë 4:0, në takimin e zhvilluar në Mitrovicë, shkruan albinfo.ch.
Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Evropian. Kjo ishte humbja e tretë për Kosovën, derisa ka edhe dy humbje, kurse Izraeli ka dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Djelmoshat e rinj kosovarë bën një paraqitje të mirë, por izraelitët shfrytëzuan rastet e tyre në maksimum.
Nachmias realizoi në minutën e 15-të, Weissman në minutën e 44-t, Dasa në minutën e 58-të dhe Plakushchenko në minutën e 92-të.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë të martën kundër Azerbajxhanit.