Në takimin ndërparlamentar Kosova dhe Parlamenti Evropian në Strazburg eurodeputetja, Ulrike Lunacek, e ka ngritur çështjen e deputetit Azem Syla i cili po hetohet nga drejtësia në Zvicër për abuzim me sistemin.
Ajo i bëri thirrje kryeparlamentarit Krasniqi që t’i kërkoj dorëheqje deputit Azem Syla për shkak të imazhit të Kosovës.
“Ne po punojmë shumë për të përmirësuar imazhin e Kosovës por mendoj se rasti i deputetit Azem Syla që po hetohet në Zvicër nuk i kontribuon kësaj çështje, ky është rast i papranueshëm dhe ju zotëri kryetar duhet të kërkoni që ai të dorëhiqet”, ka thënë Luncek.
Në takimin ndërparlamentar Kosova dhe Parlamenti Evropian është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.