Toleranca ose më mirë të thuhet, bashkëjetesa ndërfetare është diçka e nënkuptueshme në shoqërinë shqiptare. Komuna e Klinës njihet për tolerancë fetare. Këtë më së miri e tregon shoqëria në mes të Blerim Musliut, i cili është kryeimam i Klinës dhe priftit Lorenc Sopi, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ata shpesh takohen dhe pinë kafe së bashku ndërsa gjithnjë vizitojnë dhe urojnë njëri tjetrin për festat fetare.
Hoxha dhe prifti thonë se në qytezën e tyre gjithmonë ka pasur tolerancë fetare. Madje, shtojnë ata, këtë bashkëjetesë nuk e ushtrojnë për shkak të politikës ose për ndonjë interes tjetër, por, thjesht, duke vazhduar traditën e jetës së përbashkët, të patrazuar nga dallimet fetare.
Pë më tepër, shikojeni videon në vijim:
https://www.evropaelire.org/a/klina-toleranca-fetare/28840443.html
