Shtetasi nga Maqedonia, i ikur nga enti psikiatrik, pasi ka rrëmbyer një veturë, ka shkaktuar një fatkeqësi të rëndë komunikacioni në qytetin e Bazelit. Personi 27 vjeçar ka vozitur makinën me shpejtësi të palejueshme nëpër qendrën e qytetit, duke goditur me qëllim një grumbull njerëzish.
Me këtë rast një grua që po ngiste biçikletën ka humbur jetën dhe shtatë kalimtarë tjerë kanë pësuar lëndime shkallësh të ndryshme.
I sëmuri psikik është kapur nga policia , njofton Prokuroria e Bazelit.
Sipas të dhënave të para policore, 27 vjeçari kishte nxjerrë më parë me dhunë një burrë nga vetura e tij, në të cilën pastaj kishte hipur vetë.