Parlamenti Nacional i Zvicrës është shprehur në të mirë të qëndrimit që personat me të ardhura të larta të kontribuojnë më shumë në fondin e sigurimit të papunësisë.
Në të ardhmen, nga të gjitha të ardhurat që kalojnë shumën 126 mijë franga në vit do të tërhiqet e ashtuquajtura “përqindja e solidaritetit”, shkruan drs.ch.
Ndërsa aktualisht lartësia e të ardhurave vjetore nga të cilat hiqet kjo përqindje është 315 mijë franga në vit.
Kjo përqindje solidare sipas llogarive të bëra, do ta shtojë pasurinë e fondit të dëmtuar kohëve të fundit, të papunësisë për rreth 80 milionë franga në vit.