Në një stallë lopësh në Bernë është zbuluar virusi “BSE” që çon te sëmundja e njohur si “çmenduri e lopëve” . Siç bën të ditur Enti Federal për çështje veterinarie në këtë rast bëhet fjalë një “BSE atipike”.
Kjo nënkupton që lopa e cila është prekur nga ky virus është lindur pas vënies së ndalesës për “miellin për kafshë” që është konstatuar si burim i BSE-së. Kjo ndalesë është vënë në vitin 2001 ndërsa lopa e infektuar është lindur në vitin 2005.
Te kjo lopë e cila është sjellë nga Gjermania, me rastin e kontrollimit rutinor pas therjes është konstatuar diagnoza BSE.
Nga viti 2006 është ky rasti i tretë në Zvicër i prekur nga BSE.