Bashkatdhetarët nga diaspora vazhdojnë të ndihmojnë familjet në Kosovë, familje që kanë nevojë dhe janë në gjendje të rëndë.
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka njoftuar se bashkatdhetari, Sadik Tola, i cili është me banim në Bern të Zvicrës ka ndihmuar gjashtë familje që kanë nevojë në Gjakovë, përcjell albinfo.ch.
“Karvani jonë humanitar ishte në komunën e Gjakovës, ku u ndihmuan gjashtë familje nevojtare. Me të vërtetë ajo që pamë sot ishte shumë e rëndë. Donator i këtij aksioni është vëllai jonë nga Gjakova, Sadik Tola, i cili është me banim në Bern të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.
Bashkatdhetarët nga diaspora kanë ndihmuar shumë këtë shoqatë, që pandërprerë ndihmon familjet në Kosovë, duke iu dhuruar ndihma, duke u ndërtuar shtëpi e duke blerë banesa për ta.
