Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi është zgjedhur lojtari i muajit nga fansat e klubit Brondby, transmeton albinfo.ch.
Forma e mirë që po kalon mesfushori në kampionatin danez nuk ka lënë pa rënë në sy të tifozëve të klubit.
Halimi ishte në konkurrencë me dy bashkëlojtarët e tij, Frederik Rønnoe dhe Hjörtur Hermannsson, por doli më i votuari.
Me të marr çmimin ai ka falënderuar fansat si dhe bashkëlojtarët e tij, duke premtuar se do të mundohet të mbajë formën e mirë.
Javën e kaluar Halimi ka realizuar dy gola në fitoren e ekipit që e mbanë atë në vendin e parë.