Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova po avancon drejt liberalizimit të vizave, megjithatë pa plotësuar kushtet nuk mund të ndodh liberalizimi i vizave.
Haradinaj këto komente i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Tregtisë, ku tha se deri në fund të vitit presin të kenë lajme të mira sa i përket liberalizimit, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Tregtisë, Bajram Hasani tha se kanë biseduar për punët që kanë bërë dhe planin se si do të veprojmë më tutje.
“U dakorduam ta shtojmë dinamikën, ta shtyjmë planin e MSA. Ne jemi koordinator të reformave dhe na presin shumë punë për të bërë”, deklaroi Hasani.