Këtë premtim e ka dhënë te shtunën në Mitrovicë, Johanna Bruggemann, zyrtare për ndihma për Kosovën në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë, e cila u takua me kryetarin e Komunës së Mitrovices, Avni Kastrati, raportojnë mediat e Prishtinës.
Bruggemann tha se projektet zhvillimore janë shumë të rëndësishme për relaksimin e situatës.
Në këtë kontekst, u përmend edhe projekti për ndërtimin e një Qendre rinore në afërsi të urës së Ibrit, e cila do të shfrytëzohej për aktivitete nga të rinjtë që jetojnë në jug dhe në veri të lumit.