Për të përgatitur këtë orë të veçantë kanë punuar për 14 muaj më shumë se 17 njerëz të kompanisë “Hublo”.
Prodhuesi kishte mbledhur bashkë në orën 5 milionëshe 1 282 diamante të ndara me nga 140 karatë. Në mesin e diamanteve, tre prej tyre janë më shumë se tre karat..
Vitin e kaluar, prodhuesi zviceran ka shitur orën e dorës “Big Beng” për tre milionë dollarë pothuajse menjëherë pas ekspozimit të saj në panair
Prodhimi i “Hublos” është ekspozuar tashmë në panairin botëror të orëve luksoze dhe stolive “Basel World” që do të jetë i hapur deri më 15 mars në Basel të Zvicrës.
Në këtë panair janë paraqitur më shumë se 1.800 marka nga më shumë se 40 vende, përfshirë ato si: “Rolex”, “Dior” dhe “Tag Hojer.”
Organizatori i pret më shumë se 100 mijë vizitorë nga e gjithë bota për të vizituar panairin dhe për të parë modelet e fundit nga koleksionet më prestigjioze të orëve dhe stolive.
Keystone