Dy të dyshuarit e policisë britanike që kanë marrë pjesë në vrasjen e të riut shqiptar në Southamton të Anglisë kanë pranuar fajësinë në gjykatë, thonë mediat angleze.
“BBC”-ja raporton se Lee Marc Williams dhe Christopher Jones nga Uellsi kanë pranuar fajësinë edhe akuzën e grabitjes dhe po ashtu kanë pranuar se thika ishte e tyre.
Hetuesit vlerësuan se sulmi ndaj të riut shqiptar erdhi pa pasur ndonjë provokim duke e quajtur atë të pakuptimtë, përcjell albinfo.ch.
21-vjeçari Shkëlzen Dauti u godit me thikë në kraharorë më 11 mars, por nuk arriti t’u përballonte plagëve.