Nuk është sezoni i verës, por pritjen në kufirin Kosovë-Serbi në Merdare janë kthyer.
Madje, pritjet në këtë vendkalim janë deri në katër orë, raporton “Klan Kosova”.
Kjo për shkak të punimeve në këtë pikë kufitare, si pasojë e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa financues është Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
Edhe Policia e Kosovës ka bërë thirrje që nga 1 deri më 15 nëntor qytetarët të shmangin këtë pikë, për shkak të punimeve.
Ndërkohë, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer e dëshpëruar, që përsëri duhet të presin në kufi, madje me orë të tëra.