Afërsisht çdo i shtati i ri – e re në Zvicër ka qenë ndonjëherë i sulmuar në baza seksuale ose është prekur nga ndokush, kundër dëshirës, në zonën e tij intime.
Këtë e tregon një studim i realizuar nga Universiteti i Cyrihut me 7000 tinejxherë, nxënës-e të klasave të nënta në gjithë Zvicrën.
Sipas studimit viktimat në të shumtën e rasteve janë vajzat, respektivisht 22 për qind e tyre kanë thënë të jenë sulmuar ngacmuar në këtë bazë. Dorasit janë me shumicë djem të moshës së tyre.
Ndërkohë, tetë për qind e djemve të anketuar ose, afërsisht çdo i 12-i, kanë qenë vetë viktimë e veprimeve në fjalë.
Shumë nga viktimat kanë thënë se janë ngacmuar seksualisht nga miku, i dashuri i tyre.
Studimi është marrë edhe me abuzimin përmes internetit. Si rezultat ka dalë se pothuaj çdo e treta vajzë ka pësuar ngacmim seksual përmes internetit.
Ato ose ata kanë thënë se u janë dërguar fotografi pornografike ose u është kërkuar seks përmes kamerave të kompjuterit.