Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi priti në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet, nga i cili mori mbështetje për sundimin e ligjit. Ambasadori helvetik theksoi rëndësinë e misionit të Prokurorit të Shtetit për të ruajtur dhe zhvilluar sundimin e ligjit në Kosovë dhe ndarjen e pushteteve.
“Ky mision nënkupton një luftë efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale të cilat duhet të udhëhiqen me forcë dhe vendosmëri”, deklaroi ambasadori zviceran, i cili shprehu përsëri besimin e tij se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë ne veçanti Zvicra do të vazhdojë në këtë drejtim.