Para disa ditësh mediet e ndryshme raportuan për bashkimin e një çifti të veçantë. Këtë herë nusja u martua ditën e 100- vjetorit të saj me një burrë më të ri, 87- vjeçar.
Ajo quhet Dana Jackson dhe ka qenë e martuar tri herë. Ai quhet Bill Strauss, është 87 vjeç dhe i tha “po” gruas së tij të dytë në Kentucky (Shtetet e Bashkuara). Të gjithë të veshur me të bardha, ashtu siç duhet, nusja me një fustan mëndafshi të gjatë arriti me një karrocë nën brohoritjet e mysafirëve, kujdestarëve, si dhe fëmijëve, nipave e stërnipave, mbesave e stërmbesave.
Shumë elegant në kostumin e tij të zi, dhëndri shikon nusen e tij me lot në sy dhe plot hare. Njëqindvjeçarja e re u shpreh në fund të dasmës: “Ndjehem sikur kam pesëdhjetë vjet!” Ajo në fund të ceremonisë, pak pa u nisur, hodhi një buqetë me lule ngjyrë vjollce, të cilën e kapi stërmbesa e saj, e cila i kishte ndihmuar asaj të përgatitej për ditën e madhe.