Gjermania raporton një suficit buxhetor prej 14 miliardë eurosh në vitin 2017, sipas revistës “Der Spiegel”. Kjo ofron një mundësi më të madhe për të manovruar në negociatat e bllokut konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel, në formimin e një koalicioni të ri qeverisës, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Parashikimi i ri bazohet në rritjen e fortë ekonomike dhe në rritjen e të ardhurave tatimore.
Më parë, Ministria e Financave kishte pritur një buxhet të balancuar, edhe pse institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë parashikonin muajin e kaluar suficit rekord buxhetor.
Pritjet e reja janë lajm i mirë për konservatorët e Merkelit, të gjelbërit dhe Demokratëve të Lirë, propozimet e të cilëve do të çojnë në kosto të reja rreth 100 miliardë euro në katër vjetët e ardhshme.
Rundi i ri i negociatave për krijimin e një qeverie koalicioni në Gjermani, e cila është fokusuar në politikat e migracionit dhe azilit, u shty deri javën e ardhshme për shkak se të enjten, pas 11 orë bisedimesh, palët kanë dështuar të bien dakord.
Ministria e Financave nuk komentonte informacionin e revistës, pasi parashikimi i tyre i ardhshëm për fitimet do të lëshohet në mes më vonë.
Teprica do të lejojë qeverinë të mbulojë koston e 7 miliardëve, pritet pas marrëveshjes për mbetjet bërthamore dhe shpenzimeve me vlerë 6.7 miliardë euro që lidhen me emigrantët, pasi nuk ka nevojë për të nxjerrë fonde nga rezervat e një llogarie prej 20 miliardë eurosh, e krijuar në mes të krizës së migracionit më 2015.