Më datën 31 tetor në gjithë botën shënohet festa e Halloweenit, e njohur në trevat shqiptare si “Nata e Shtrigave”.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe shumë prej figurave publike, të cilët vishen për të transmetuar energjinë e festës te fansat e tyre.
Por, edhe pse data 31 nuk ka arritur, disa prej artisteve të njohura shqiptare e kanë bërë tashmë përzgjedhjen e tyre.
Ishte këngëtarja Rita Ora e cila së fundmi u paraqit në “Kiss FM Halloween House Party”, event në të cilin 26 vjeçarja u shfaq e veshur me një kostum të gjelbër me shkëlqim, duke marrë kështu pamjen e një zogu me shkëlqim.
Nga ana tjetër edhe këngëtarja Dua Lipa në rrjetin social Instagram ndau me fansat disa fotografi nga koncerti i saj i fundit, në të cilin është shfaqur e veshur si kësulëkuqja.
Me fustan të kuq dhe lule të zeza në dorë, ajo doli nga kornizat e përditshmërisë, teksa rrëmbeu vëmendjen e fansave me këtë dukje të veçantë për festën e Halloweenit.