Raporti i ri i nxjerrë nga banka zvicerane UBS ka treguar se në Zvicër janë 35 miliarderë.
Shifra prej 35 miliarderëve e vendos Zvicrën në top-dhjetëshe të shteteve me më së shumti miliarderë, transmeton Albinfo.ch. Llogaritur me numrin e banorëve, Zvicra rezulton të jetë vendi me dendësi më të madhe të miliarderëve në botë.
Në botë, gjithsej janë më shumë se 1500 miliarderë me SHBA-të që prijnë me 563 miliarderë.
Kjo është top-dhjetëshja e shteteve që kanë më së shumti miliarderë:
- Zvicra: 35
- Franca: 39
- Italia: 42
- Britania e Madhe: 55
- Hong Kong: 69
- Rusia: 96
- India: 100
- Gjermania: 117
- Kina: 318
- SHBA: 563