Pak më parë Parlamenti i Katalonjës ka shpallur pavarësinë e vendit nga Spanja.
Ligjvënësit kanë mbajtur votim të fshehtë, por pa pjesëmarrjen e opozitës.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi dhe tha se sundimi i ligjit do të rikthehet në Katalonjë.
Këtë muaj, Katalonja ka mbajtur një referendum për pavarësi të cilin Madridi e ka shpallur jokushtetues.
Rajoy tha se kërkon masa të jashtëzakonshme, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se në Katalonjë duhet të kthehet “ligji, demokracia dhe stabiliteti”.
Ai akuzoi Qeverinë e Katalonjës për ndarje të familjeve dhe përçarje të shoqërisë.
Votimi në Parlamentin e Katalonjës vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.
Për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kanë qenë kundër dhe 2 kanë abstenuar.