E veshur me një xhaketë ngjyrë rozë, Eila Campbell festoi 94-vjetorin e lindjes në mënyrën më të veçantë të mundshme.
Ajo shijoi hedhjen me parashutë nga një lartësi prej 3 kilometrash bashkë me ndihmën e ekspertëve për të shndërruar këtë ditë në të paharrueshme, transmeton Albinfo.ch.
Në një video të publikuar shihet se ajo nuk është frikësuar fare, ndërsa e pyetur se nëse do të bënte sërish një gjë të tillë ajo u përgjigj: “Sigurisht!”.
Në anën tjetër, ekspertët e “Above the Pconos Skydivers” kanë thënë se s’kanë pasur kurrë parashutiste të moshës së saj.