Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut, me të cilën ndërpritet greva e tyre, e nisur dje.
Minatorët kanë kërkuar përmirësim të cilësisë së ushqimit, zbatimi të kontratës kolektive dhe sistematizim të punëtorëve. Ministri Lluka thuhet të jetë zotuar se brenda 10 ditësh kërkesat e minatorëve do të trajtohen nga institucionet kompetente.
“Kreu i MZHE-së është zotuar se, sipas përgjegjësive, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e minatorëve dhe brenda 10 ditësh do të gjendet zgjidhja për sistematizimin e punëtorëve, derisa kërkesat tjera do të përmbushen brenda këtij viti”, thuhet në komunikatën për media të MZHE-së.