Skuadra e Dortmundit, sipas deklaratave të shefit ekzekutiv të klubit, Hans Joakim Watzke, shpreson ende të ketë në seancat stërvitore të klubit yllin e sprintit, Usain Bolt.
Xhamajkani disa herë ka thënë se dëshiron të luajë futboll dhe është i gatshëm për 90 minuta, përcjell albinfo.ch.
Klubi verdhezi njoftoi nëntorin e kaluar se Bolt mund t’i bashkohej në çdo moment që dëshironte stërvitjes së ekipit, dhe shefi Watzke e përsëriti këtë ofertë. “Kemi premtuar dhe nuk tërhiqemi. Do të takohem me shefin e Pumës, Bjorn Gulden këtë javë, dhe mes të tjerash do flasim edhe për Boltin”, është shprehur Watzke.
Puma është sponsor teknik i Borussias, por edhe i sprintierit xhamajkan, Usain Bolt. Kjo mund të bëjë që xhamajkani të pranojë ofertën dhe të stërvitet me skuadrën gjermane.
Bolt njihet ndryshe edhe si fans i Manchester United, dhe ka thënë se ëndërron të luajë në “Old Trafford”.