Barazimi i fundit i kushtoi shumë trajnerit italian, Paolo Tramezzani i shkarkua nga Sioni.
Edhe pse ishte pritur më shumë ai nuk arriti pritshmëritë, pasi u eliminuan në Ligën e Evropës, dhe në kampionat janë larg synimeve.
Megjithatë, ai mund të ngushëllohet, pasi do të dëmshpërblehet me 1.7 milionë euro, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Ai kishte kontratë edhe një vjet e tetë muaj. Tramezzani kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa u shkarkua vetëm pas katër muajsh.
Tramezzani kishte qenë edhe ndihmëstrajner në Kombëtaren shqiptare. Ai ishte ndihmës i Gianni De Biasit.